Pamjet/ Dy pitbulla terrorizojnë një fshat të Suharekës, kanë mbytur disa qen të tjerë

Lajme

Pamjet/ Dy pitbulla terrorizojnë një fshat të Suharekës, kanë mbytur disa qen të tjerë

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 09:20
Dikush i ka lënë aty që disa muaj, dhe se ata qenë aty tani po e bëjnë edhe “ligjin”

Në fshatin Budakovë të Suharekës, një qytetarë është ankuar në rrjete sociale, se dikush i ka sjellë dy qen mjaft të rrezikshëm të racës “Pit Bull” në lagjen e tyre, dhe se ata deri më tani kanë shkaktuar edhe dëme, madje të njëjtit kanë mbytur dhe disa qen të tjerë.

Dikush i ka lënë aty që disa muaj, dhe se ata qenë aty tani po e bëjnë edhe “ligjin”.

Mediumi lokal ka treguar se qytetari qw ua ka dwrguar mesazhin ka bërë thirrje për ndihmë nga institucionet lokale ose qendrore, me arsyetimin se banorët e kësaj lagje dhe të këtij fshati janë në rrezik, dhe se më të rrezikuarit janë fëmijët.

Madje ai i ka bërë thirrje pronarit të dy qenve që t'i tërheq këta qenë të rrezikshëm nga aty.

“Ankohet një qytetar, thotë se në Lagjen Bajraktari në Budakovë janë në rrezik nga dy qenë me racë Pitbull, ku dikush i ka lënë aty që dy-tre muaj dhe janë duke bërë shumë dëme, duke thënë se i ka mbytur rreth 6-7 qenë të kësaj lagje. Ai ka apeluar që të marron masa qoftë nga komuna apo dikush tjetër, pasi që janë në rrezik të gjithë banorët e kësaj lagje dhe i gjithë fshati Budakovë, e posaçërisht fëmijët. Ankuesi bën thirrje pronarit që ti merr qentë e tij sepse janë duke shkaktuar rrezik”, ka shkruar një qytetarë në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat