Ambasadori Hill: Serbia është gati për marrëveshje, shpresoj të jenë edhe të tjerët

Lajme

Ambasadori Hill: Serbia është gati për marrëveshje, shpresoj të jenë edhe të tjerët

Më: 30 janar 2023 Në ora: 19:40
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Serbia është gati për t’u marrë vesh me Kosovën për marrëveshjen përfundimtare drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Hill, nëpërmjet një reagimi të shkurtër në Twitter, ka thënë se marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë, përderisa ka shprehur shpresën që të gjitha palët të jenë gati për marrëveshjen.

“Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se Serbia është gati dhe konstruktive, dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të veprojnë njësoj”, ka shkruar ai.

Sot, gjatë ditës, organizata “Friederich Elbert Stiftung” ka publikuar draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, një marrëveshje e vjetër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ishte e arritur në Bruksel në vitin 2013, por e pazbatuar deri tani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke kërkuar me insistim që Kosova të lëviz drejt themelimit të Asociacionit, por Qeveria e Kosovës ka hezituar deri tani që ta bëj hapa të tillë, duke kërkuar njohje nga Serbia dhe integrim në BE, NATO dhe OKB.

Nesër, 31 janar, Ambasada amerikane mban një takim me përfaqësues institucionesh, opozitën e përfaqësues të shoqërisë civile për t’i diskutuar pikërisht alternativat për themelimin e Asociacionit për komuna serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat