​Policia kërkon Slavisha Filiqin, dyshohet për krime lufte në Kosovë

Lajme

​Policia kërkon Slavisha Filiqin, dyshohet për krime lufte në Kosovë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:41
Slavisha Filiqi

​Policia kërkon Slavisha Filiqin, dyshohet për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, i cili dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Siç bëhet e ditur, i kërkuari është Filiq (Vojislav) Slavisha, i lindur më 25 korrik të vitit 1963.

“Sektori për Hetimin e Krimeve te Luftës, bazuar në ligj 06-L091 i ndryshuar dhe plotësuar ne KPP-e ne ligjin 04-L123, neni346/A pika 4.3. pas dështimit të arritjes së qëllimit ,sipas paragrafin 4.1. dhe 4.2 publikon Urdhër për Shpalljen ne Kërkim të Pandehurit

Personat e shpallur ne kërkimi:

1. FILIĆ (Vojislav) Slaviša - dl.25.07.1963

I pandehuri është duke u kërkuar për veprën penale:

Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- Sektori per Hetimin e Kriveve te Luftes tel.044 220 106

- Qendra Operative –DDP tel.044 500 404

- E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat