Kaosi pas tërmetit në Turqi, flet politologia shqiptare nga Stambolli: Njerëzit janë në panik

Lajme

Kaosi pas tërmetit në Turqi, flet politologia shqiptare nga Stambolli: Njerëzit janë në panik

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:28
Turqi

Esli Zala, politologia shqiptare që jeton në Stamboll në një lidhje live në News24 ka folur për kaosin pas tërmetit në Turqi.

Ajo tha se njerëzit janë në panik dhe të alarmuar pasi deri më tani kanë rënë në total 512 tërmete dhe se kushtet atmosferike janë të vështirta.

“Komunikimi zyrtar thotë se 3432 njerëz kanë humbur jetën, 21403 janë të plagosur, ndërtesa të shembura janë 5785. Numri total i tërmeteve të rënë deri më tani janë  512.

Kushtet atmosferikë janë të vështira. Tani jemi 33 orë pas tërmetit të parë. Skuadrat e shpëtimit janë duke punuar, por zona është shumë e madhe dhe nuk dinë se ku të fillojnë punën më parë. Nga 60 mijë persona që jetojnë në një qytet të vogël 30 mijë janë nën rrënoja.

Sizmologët nuk kanë thënë diçka lidhur me Stambollin, par nuk do të preket. Megjithatë njerëzit alarmohen. Dhe janë në panik.

Të gjitha agjencitë ndihmëse janë në gatishmëri për të ndihmuar. Doja të theksoja diçka, mbas 29 orëve është shpëtuar një burrë dhe një bebe. Një sportist dhe një fëmijë 5 vjeçar”, tha Zala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat