Dorëhiqet deputeti serb që shikoi film +18 gjatë seancës për Kosovën

Lajme

Dorëhiqet deputeti serb që shikoi film +18 gjatë seancës për Kosovën

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:48
Kuvendi i Serbisë

Deputeti socialist serb, Zvonko Steviq, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi në rrjetet sociale është shfaqur një video ku ai shihet duke shikuar një film pornografik gjatë seancës për Kosovën.

Kurse, kryetari i Bordit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Glishiq, tha sot se nuk përjashton që zgjedhjet të mbahen shumë shpejt dhe i tha SPS-së se SNS nuk është më një “dele që mund ta qethin” dhe po sillen si më parë.

Glishiq ka thënë për “Happy TV” se në kohën kur Vuçiqin e “kapnin” në Parlament, deputeti socialist i Graçanicës,  Zvonko Steviq ishte duke parë një film porno dhe se në seancën për Kosovën “të gjithë treguan fytyrën dhe anën e tyre, se kush është i prirur ndaj dhunës dhe kush nuk dëshiron të shikojë një film porno”.

Steviq shihet në një video të publikuar në Twitter teksa e ka vendosur telefonin nën tavolinë për të parë filmin derisa është diskutuar për Kosovën.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga SPS lidhur me pamjet e publikuara.

Steviq ka shërbyer si deputet në Parlamentin e Serbisë për gjashtë mandate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat