Gjuha shqipe në Harvard: Studentët e huaj kanë shprehur interes për ta mësuar

Lajme

Gjuha shqipe në Harvard: Studentët e huaj kanë shprehur interes për ta mësuar

Më: 17 prill 2023 Në ora: 14:06
Edona Cosoviq

Studentja në Universitetin e Harvardit, Edona Cosoviq, e cila u bë nismëtarja për futjen e gjuhës shqipe në këtë institucion arsimor, thotë se aktualisht ajo dhe një student tjetër janë duke e mësuar atë.

Në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Cosoviq u shpreh se mësuese e gjuhës shqipe në Harvard është një shqiptare nga Kosova.

Ndër të tjera, Cosoviq nënvizoi se miqtë e saj të huaj në universitet, kanë shprehur interes për të mësuar gjuhën shqipe.

“Unë jam një nga studentet, është edhe një djalë që me mua mëson shqip. Po bëjmë prezantime. Unë kam lexuar një poezi të Naim Frashërit. Ai ka prezantuar diçka tjetër. Është shumë mirë që të flasim shpesh shqip dhe provojmë që ta shkruajmë. Unë nuk di të shkruaj mirë, më mirë e flas. Mësuesi është shqiptar nga Kosova, më ndihmon shumë si të flas në gjuhën standarde. Unë e kam mësuar shqipen nga prindërit, duke folur në shtëpi.

Është shumë interesante. Si unë, ka edhe 11 shqiptarë të tjerë në Harvard, kemi personalitet shumë të madh. Duket shumë interesante që e kemi bërë të mundur. Thonë për ne, a nuk e kanë pasur gjuhën shqipe? Ne jemi një grup shumë aktiv në kampus. Shoqet dhe shokët e mi janë të interesuar për ta mësuar gjuhën shqipe në të ardhmen”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat