Daçiq: Propozojmë një lloj autonomie për serbët në Kosovë

Lajme

Daçiq: Propozojmë një lloj autonomie për serbët në Kosovë

Më: 9 janar 2013 Në ora: 21:47

Kryeministri serb, Ivica Daçiq deklaroi sonte se duhet harruar mendimin që me miratimin e rezolutës për vazhdimin e dialogut me Prishtinën do të zhduken të gjitha problemet, por ai vlerësoi se ajo paraqet një hap të madh përpara për Serbinë. Ai i tha televizionit publik RTS se propozim-rezoluta paraqet një grumbull parimesh themelore për bisedime me Prishtinën dhe diçka “nën të cilën” Beogradi nuk mund të shkojë.

Sipas tij, në bisedimet për zgjidhjen e çështjes së paralelizmit të institucioneve në Kosovë Serbia do të propozojë zgjidhje që do të jenë të pranueshme për serbët e Kosovës, për Beogradin dhe Prishtinën.

Beogradi ka gabuar deri tash në qasje, tha ai, sepse ka thënë që “Kosova është Serbi”, gjë që nuk vihet në dyshim, mirëpo ndërmjet kësaj dhe realitetit në terren ekziston hapësirë tepër e madhe.

“Kemi paralelizëm dhe paralizë të institucioneve në Kosovë dhe bisedimet e ardhshme do të jenë lidhur me atë se çka propozon Serbia”, tha ai.

Daçiq theksoi se Serbia propozon që komunat serbe të kenë një lloj bashkësie, kurse që kompetencat burimore të jenë objekt i bisedimeve të ardhshme.

Ajo autonomi duhet të ketë kompetenca të caktuara, mirëpo me presidentin Nikoliq jemi marrë vesh që të mos i “gozhdojmë” ato kompetenca, sepse për ato do të bisedohet, tha kryeministri serb.

Ai përsëriti se në takimin e kaluar në Bruksel me Thaçin dhe Ashtonin është arritur ujdia që serbët në veri të Kosovës të mos paguajnë taksa, doganë, TVSH dhe akciza.

Nesër do të fillojnë bisedimet që cilat eventualisht do të duhej të përfundojnë deri më 17 janar lidhur me atë se si të zgjidhen këto probleme, tha Daçiq, dhe porositi që regjimi ekzistues nuk mund të fillojë të ndërrohet që nga nesër, siç kanë paralajmëruar zyrtarët e Kosovës.

I pyetur për heqjen e përmendores së luftëtarëve të UÇPMB-së në Preshevë, ai tha se kërkon vetëm respektimin e ligjit dhe se është e pamundur që t’i ngrehet përmendore atyre që kanë vrarë policë serbë.

Unë jam lutur që të caktojë datën, të mos aplikojë dhunë, në mënyrë që ata vet të mund ta zhvendosin përmendoren. Pres që ata ta bëjnë këtë, e nëse nuk duan, atëherë organet shtetërore të Serbisë do ta bëjnë këtë”, tha Daçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat