Dacic: Rezoluta e Serbisë për Kosovë në funksion të eurointegrimit

Lajme

Dacic: Rezoluta e Serbisë për Kosovë në funksion të eurointegrimit

Më: 10 janar 2013 Në ora: 10:43

“Serbia është e gatshme të bëjë lëshime të mëtejshme, për të kapërcyer gjendjen e tanishme të marrëdhënieve mes popullit serb dhe shqiptarë në Kosovë, por nuk janë të gatshëm të bëjnë lëshime të tjera që do të rrezikonin pozitën dhe interesat kombëtare”, thuhet në propozim-rezolutën e cila u prezantua të mërkurën nga niveli i lart shtetëror serb.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklruar se Rezoluta për Kosovën nuk është pengesë ose nuk mbronë interesat nacionale dhe shtetërore dhe se nuk ka për qëllim që të fitohet data e bisedimeve me BE-në.
Me këtë propozim-rezolutë, Serbia për herë të parë ka ofruar një zgjidhje për institucionet paralele, ka thënë Daçiq për RTS-në.

“Kjo e bënë diferencën e madhe dhe mendoj se, të gjithë ata që e shohin këtë më një sy tjetër, harrojnë se Serbia për herë të parë ka gjetur një mënyrë që institucionet të jenë të pranueshme edhe për serbët në Kosovë por edhe për Qeverinë në Prishtinë”, ka thënë ai.

Në rezolutë thuhet se Serbia ka hyrë në dialog me Prishtinën e vetëdijshme për rëndësinë e arritjes së një zgjidhje të pranueshme nga dy palët e cila do të ofronte mundësinë për një integrim më të shpejtë të të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Parimi i parë për bisedime politike me Kosovën është se Serbia "nuk e ka njohur dhe kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës". I dyti tregon se “qëllimi bisedimeve është që ti krijojë parakushtet për serbët dhe komunitetet të tjera etnike në Kosovë që të jenë në gjendje të forcohen, të rriten dhe të jetojnë në paqe dhe në siguri”. Parimi i tretë është se “qeveria serbe është e autorizuar për të vazhduar zbatimin e marrëveshjeve të arritura me përfaqësuesit e Prishtinës dhe përfaqësuesit serbë janë të përkushtuar për të vazhduar dialogun në arritjen marrëveshjeve të ardhshme të cilat do të jenë në përputhje me qëndrimet e objektivave kryesore të rezolutës. Bisedat dhe çdo marrëveshje që është arritur me përfaqësuesit e Prishtinës, duhet të kontribuojë për integrimin e Serbisë në BE”, parimi i katërt ka të bëjë me negociatat, ndërsa i pesti kërkon që të gjitha marrëveshjet e mundshme duhet të arrihet me një dialog të vazhdueshëm me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat