PDIU: Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës ti dalin në mbrojtje Kosovës Lindore

Lajme

PDIU: Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës ti dalin në mbrojtje Kosovës Lindore

Më: 16 janar 2013 Në ora: 22:50

Shqiptarëve të Kosovës Lindore duhet tu dalin në ndihmë dy qeveritë shqiptare, e Shqipërisë dhe e Kosovës, e para duke ndërhyrë tek Qeveria e Serbisë dhe e dyta duke e nxjerrë në tryezë të bisedimeve me Serbinë çështjen e asaj pjese, thuhet në reagimin e sontëm, të Klubit të Patriotëve të Rinj. Ky klub dënon provokimet e vazhdueshme serbe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Në këndvështrimin tonë, ky provokim përbën një tentativë të qeverisë serbe për të shpërqëndruar vëmendjen ndaj tentativave të saj në Kosovë. Një përdorim i tillë i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është i patolerueshëm. KPR i bën thirrje qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që në kuadër të detyrimit të saj kushtetues për mbrojtjen e shqiptarëve në trojet kombëtare, të ndërhyjë aktivisht në palën serbe për të mos agravuar më tej situatën. Për më shumë, qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta vendosi çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. Klubi i Patriotëve të Rinj bën thirrje për një reagim mbarëkombëtar për të drejtat e kësaj pjese të diskriminuar të kombit tonë dhe nesër, do të jetë, së bashku me mbështetësit e kauzës kombëtare në mbrojtje të Lapidarit të UÇPMB-së”, thuhet në reagim. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat