Mustafa: Lapidari është i të gjithë shqiptarëve - Bota Sot
Mustafa: Lapidari është i të gjithë shqiptarëve

Lajme

Mustafa: Lapidari është i të gjithë shqiptarëve

Më: 17 janar 2013 Në ora: 00:25

Lapidarin do ta mbrojnë të gjithë shqiptarët, thotë kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. “Gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, në Luginë të Preshevës, në Shqipëri, në Kosovë, në diasporë janë në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe të dinjitetit kombëtar”.
Ai në intervistë për media ka thënë se, askush nuk mund ta mohojë luftën e viteve 2000-2001 të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc me forcat e Milosheviqit, të regjimit të tij diktatorial. “Shqiptarët janë për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për zhvillime demokratike, skajshmërisht demokratike dhe sjellje demokratike më të avancuar euroatlantike”, është shprehur Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...