Fondi për veriun, bashkon Kosovën dhe Serbinë

Lajme

Fondi për veriun, bashkon Kosovën dhe Serbinë

Më: 19 janar 2013 Në ora: 12:29

Janë zbardhur detaje të marrëveshjes mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.
Fondi për veriun do të jetë fillimisht rreth 16 milionë euro.
Ky fond, do të menaxhohet nga përfaqësues të Bashkimit Evropian. Informata për mirëmbajtjen e tij do të kenë të dyja qeveritë: edhe e Serbisë, edhe e Kosovës.
Sipas një zyrtari të lartë të Qeverisë së Kosovës, që ka folur në kushte anonimiteti, kryeministri Thaçi ka insistuar që Vushtrria, Skenderaj dhe pjesa jugore e Mitrovicës të jenë pjesë e fondit, që do të përfshinte në këtë mënyrë gjithë regjionin e Mitrovicës.
Ne takimin radhës pritet të diskutohet për funksionimin e gjykatës dhe të policisë në veri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat