Zenun Pajaziti kryetar i PDK-së në Gjilan

Lajme

Zenun Pajaziti kryetar i PDK-së në Gjilan

Më: 3 qershor 2013 Në ora: 21:13

Zenun Pajaziti është zgjedhur Kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan për një mandat katërvjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress koordinatori për zgjedhje brenda PDK-së Basri Musmurati.

“Propozimi ka qenë me konsensus dhe qind për qind e kanë votuar Zenun Pajazitin”, ka thënë Musmurati.

Zgjedhja e Pajazitit ka ardhur pas konsultimeve që lideri i PDK-së Hashim Thaçi ka pasur me Qemajl Mustafën, Izmi Zekën, Nijazi Idrizin dhe Zenun Pajazitin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat