Kusari-Lila refuzon Peshevskin

Lajme

Kusari-Lila refuzon Peshevskin

Më: 12 shtator 2013 Në ora: 14:17

Zv/kryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski ka informuar se kolegia e tij kosovare Mimoza Kusari-Lila negativisht është përgjigjur në thirrjen e tij për duel televiziv me çka do të prezantoheshin argumentet e dyja palëve që të mund opinion të mësojë të vërtetën.

“Në përgjigjen e saj, ajo fton në dialog direkt, diçka që në komunikimin tim kam insistuar që nga java e kaluar, para se të sjellim ne masat tona, por nisma ime për këtë ngeli pa përgjigje.

E vërtetë është se zgjidhja mund të gjendet në bisedimet direkte, por qytetarët e dy shteteve duhet të dinë se në asnjë moment Maqedonia nuk ka dashur zhvillim të këtillë të ngjarjeve.

Veprimi i përbashkët do t’i shmang mundësitë për interpretime të ndryshme të kësaj situate dhe arsyet që erdhën deri te kjo dhe me këtë të pengohej krijimi i një njolle në raportet e mira fqinjësore”, thuhet në reagimin e zv/kryeministrit Vlladimir Peshevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat