Walker: Vetëvendosje gaboi rëndë kur pengoi Ambasadoren amerikane - Bota Sot
Walker: Vetëvendosje gaboi rëndë kur pengoi Ambasadoren amerikane

Lajme

E hënë, 19 nëntor 2018

Walker: Vetëvendosje gaboi rëndë kur pengoi Ambasadoren amerikane

Më: 12 shtator 2013 Në ora: 22:06

Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në veri të Kosovës, duke shtuar se kjo pjesë është manipuluar mjaft nga Beogradi. Ambasadori Walker ka folur edhe për gjendjen jo të mirë sociale në vend, si dhe incidenti me ambasadoren amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

“Unë jam në favor të pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, sic jam edhe në favor te jetesës së tyre në Kosovë. Problemi i tyre në një far forme është se ata mendojnë sikur nuk janë duke jetuar në Kosovë dhe janë duke u ndikuar shumë nga Beogradi. Mendoj se që nga lufta Beogradi i ka shfrytëzuar serbët e Kosovës për qëllimet e tyre, e jo për mirëqenien e tyre. Për ta do të ishte më mirë sikur t’i zgjedhin kandidatët e tyre, kjo është një lëvizje pozitive në këtë drejtim, por mendoj se Beogradi ende ka shumë ndikim”, ka thënë Walker në një intervistë për transmetuesin publik.

Ai nuk është shprehur i kënaqur me joshjen e investitorëve dhe punësimin në vend.

“Kam pasur dëshirë që të rritet potenciali i Kosovës në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe të krijoj punësim. Kjo gjendje në realitet nuk është përmirësuar, por vetëm sa është vështirësuar. Kam qenë i përfshirë në 10 vjetët e fundit në sektorin e energjisë dhe ekziston një nevojë dëshpëruese për energji në Kosovë, ndërsa qeveria flet për energji e në anën tjetër kemi humbur më shumë se një dekadë, nuk e di pse kemi humbur kaq shumë kohë”, ka thënë ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Sa i përket situatës politike në vend, Walker ka folur edhe për incidentin ku u lëndua ambasadorja Jacobson në hyrje të Kuvendit.

“Kjo që i ka ndodhur ambasadores Jacobson ka pasur jehonë edhe në Uashington. Ambasadorja amerikane është kapur për dore. Ky ka qenë një dëmtim shumë i madh për Lëvizjen Vetëvendosje. Kam qenë i trishtuar, kjo nuk është demokraci. Nuk mund t’i ndalni parlamentarët të bëjnë punën e tyre, ata janë zëri i qytetarëve, në të njëjtën kohë nuk mund t’i ndaloni ambasadorët e huaj të cilët dëshirojnë të vijnë të shohin se çfarë është duke ndodhur. Mendoj se është shumë fatkeqësi e madhe. Siç e dini ju dhe unë, Vetëvendosja nuk ka marrë përkrahje shumë të madhe nga ndërkombëtarët, a ka rënë kjo përkrahje, këtë nuk e di, por me siguri kjo nuk ka ndihmuar. Çfarë ka ndodhur atë ditë është shumë e trishtueshme”, ka përfunduar Walker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test