Hapet kufiri Kosovë-Maqedoni

Lajme

Hapet kufiri Kosovë-Maqedoni

Më: 15 shtator 2013 Në ora: 07:49

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, sot pas mesnate në këmbë ka arritur që ta kalojë kufirin maqedonas pa paguar asnjë lloj takse.

Ndërkohë si “truprojë” apo masë shtesë ajo kishte kryetarin e rizgjedhur të partisë së saj, Behgjet Pacollin, i cili tërë ngjarjen e përcolli nga vetura e tij luksoze.

Sidoqoftë ashtu edhe siq ishte paralajmëruar, Kosova dhe Maqedonia e kanë arritur marrëveshjen për heqjen e taksave dhe bllokadave dhe kanë garantuar lëvizje të lirë të mallrave dhe qytetarëve ashtu siq kishte qenë më parë. Këtë e ka konfirmuar edhe vet ministrja Kusari-Lila e cila ka thënë se situate tani është gjithkqa në rregullë.

“Mirë është, mirë është”, ishin fjalët e para të Mimozës dhe fjalët lehtësuese të saj.
“Pas një jave bllokade të lëvizjes të lirë në dy anët e kufirit sot në orën 00:00 u lirua kufiri Kosovë - Maqedoni për qarkullimin e mallrave por janë hequr edhe taskat për kosovarët dhe janë eliminuar pengesat në rrugë që kanë penguar lëvizjen e lirë. Ka qenë një javë jo e lehtë, kemi qenë në kontakt edhe me qeverinë e Maqedonisë dhe i falënderoj për bashkpunim.

Falënderojë të gjithë që kanë qenë të përfshirë në këtë zgjidhje të situatës. Ky ishte një process që do të na ndihmoj të mos kemi barriera në të ardhmen”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Në anën tjetër homologu i saj, nga Maqedonia, Valon Saraqini, ka shtuar se kërkonë falje nga të gjithë shqiptarët të cilët kanë pësuar më së shumti nga kjo situatë.

“Kënaqësi e veqantë që jam me ministren Lila sot këtu pasi që jemi mbledhur simbolikisht për të hequr mosmarveshjet në mes dy shteteve të cilat tashmë janë kaluar.

Kufiri është liruar. Kosova dhe Maqedonia kanë raporte të mira ekonomike dhe politike dhe duhet të punojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë këtë bashkpunim.

Kërkojë falje nga të gjithë shqiptarët që pësuan nga ky bllokim dhe shpresoj që në të ardhmen të mos ketë më situate të tilla”, ka thënë Saraqini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat