Kelmendi: Të hapen dosjet, ti tregohet vendi Demaçit

Lajme

Kelmendi: Të hapen dosjet, ti tregohet vendi Demaçit

Më: 12 janar 2014 Në ora: 20:45

“E keqja më e madhe e shqiptarëve e ka emrin Enver Hoxha prandaj deklaratat e mira të Demaçit për diktatorin tregojnë se ky njeri u`a donë të keqen shqiptarëve”, thotë Kelmendi.
Portreti i Adem Demaçit, sa më shumë kohë që kalon vjen duke u bërë më i papranueshëm për shqiptarët. Natyrisht, nuk besojmë se do të perceptohet ndryshe nga e majta ekstreme, ata që edhe sot në nën vetëdije apo edhe hapur e konsiderojnë veten revolucionar.
Pas angazhimeve të tija politike për të cilat vuajti dënimin prej 28 vitesh burg Adem Demaçi ka pasur edhe anën e errët të tij, madje ai shumë herë është bërë mjaftë i përfolur për deklaratat e tija.
Një intervistë të cilën e kishte dhënë gazetës ditore "Veçernji list", gjatë kohës sa ishte i burgosur më saktësisht më datën 24 shkurt 1990 kishte folur për Enver Hoxhën duke e lartësuar figurën e tij. “E respektoj atë (Enver Hoxhën) si birin më të madh të popullit shqiptar dhe si një udhëheqës gjenial”, kishte thënë Demaçi.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe në Kosovë))

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat