Sahatqija “shpullë” deputeteve që s’iu pengon dhuna ndaj grave

Lajme

Sahatqija “shpullë” deputeteve që s’iu pengon dhuna ndaj grave

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 00:16

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqiu ka shprehur habinë e saj me renditjes e disa deputeteve dhe politikaneve femra krah me një person i cili fyen dhe ofendon një kolege të tyre.
Sahatqija kështu e ka mbrojtur reagimin e Grupit të Grave Deputete duke iu kujtuar atyre se ato kanë dal në mbrojtje të politikaneve sa herë kur dinjiteti i tyre është tentuar të shkilet prej kujtodo qoftë.
Teuta Sahatqija iu ka kujtuar këtyre deputeteve që gjithashtu ankohen se Grupi i Grave Deputete nuk ekziston më se nuk përtuan të marrin pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Mamografit mobil të organizuar nga ky grup në muajin tetor e aq më pak ta fillonin mandatin e ri ndonëse nuk ka ende parlament funksional.

Më poshtë lexojeni të plotë reagimin e Teuta Sahatqisë:

Ceremonia e dorezimit te Mamografit Mobil u be nga Grupi i Grave Deputete
Tetor jo maj as prill
Sa per perkujtim deputeteve qe moren pjese si anetare te GGD e nuk ju pengoi fillimi i mandatit te ri dhe nuk i ndalen procedurat
Tash ne muajin e luftes kunder dhunes ndaj grave dikush po renditet ne anen e atyre qe reklamojne dhunen ndaj grave ne cilen do forme qofte me dajak e qofte me fyerje duke u fshehur pas procedurave
Ne si GGD kemi dale ne mbrojtje te Znj.Puhije Demaku kur nje zv.minister e quajti Bjondine politike duke kerkuar doreheqjen e tij
Kemi dale ne mbrojtje te ish ministres Citaku kur eshte fyer duke kerkuar kerkim falje
Kemi dale ne mbrojtje te dinjitetit te grave kur jane fyer me "fjale te urta" neper fletore duke marre kerkim falje nga Kryetari i Parlamentit
Kemi dale ne mbrojtje te Presidentes kur do fotograf te prapan... e kane ndjeke te fotografojne
Kemi kerkuar me shume gra ambasadore dhe e kemi arrite
Kemi kerkuar drejtesi per gra te dhunuara nga burrat ne familje si dhe per ato qe pesuan dhune ne lufte
Jemi identifikuar si mbrojtese te dinjitetit te grave
Deputetet nga Legjislatura e IV dhe GGD ishin shume ne nivel dhe u morren si shembull ne Kosove, ne regjion dhe neper bote
Shpresoj qe kjo legjislature te jete ne nje nivel edhe me te larte dhe te jete ne gjendje te vazhdon punen e mire te GGD te Legjislaturave te meparme duke e perparuar ate.
P.S. Sa per perkujtim: GGD e Legjislatures se IV u themelua 6 muaj pas konstituimit te Parlamentit dhe ne nderkohe Bordi i vjeter nga Legjislatura III funksiononte.
Kurdo qe te kete dhune ndaj kujtdo, sa here te kete dhune fizike, psiqike apo te cfaredo forme tjeter do te reagoje, pa marre parasysh a e kam te partise time, te familjes time apo te partise tjeter, te nacionalitetit tjeter apo kujtdo.
Dhuna denohet per shkak te parimeve e jo per shkak te cfaredo afersije qe ke me dike mbi te cilen ushtrohet dhuna
E kete e kam vertetuar ne panumer raste aspak populliste por shume parimore
Perndryshe quhet hipokrizi fshehja apo edhe me keq bashkimi me dhunuesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat