​Ilir Shaqiri: Kam qenë artist i UÇK-së - Bota Sot
​Ilir Shaqiri: Kam qenë artist i UÇK-së

Lajme

​Ilir Shaqiri: Kam qenë artist i UÇK-së

Më: 11 prill 2015 Në ora: 15:32

Këngëtari Ilir Shaqiri ka thënë se nuk është befasuar se ka marrë statusin e veteranit të UÇK-së. Këtë thotë ta ketë merituar për shkak të kontributit të tij në ngritjen e moralit, si pjesë e Trupës Artistike Ushtarake të UÇK-së.

“Dhënia e moralit përmes artit muzikor për ushtrinë dhe popullin në përgjithësi, ishte kontributi im”, ka thënë Shaqiri.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës në atë kohë ka pasur tri struktura shumë të rëndësishme që kanë qenë: KosovaPress, Radio Kosova e Lirë dhe Trupa Artistike Ushtarake. E si pjesë e Trupës Artistike Ushtarake, kam qenë edhe unë në të gjitha aktivitetet në zonat ku zhvillohej lufta”, theksoi Shaqiri.

I pyetur se a e priste këtë, Shaqiri ka thënë se “dihet kush kanë qenë anëtarët e Trupës Artistike Ushtarake dhe ata që kanë qenë, është pritë që të jenë në këtë listë”.

Sipas tij, dëshmi për këtë janë xhirimet e asaj kohe të përgatitjeve me mundësi tepër të vogla dhe të vështira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...