3 shqiptarë të vrarë, në mesin e tyre një vajzë 8 vjeçare!

Lajme

3 shqiptarë të vrarë, në mesin e tyre një vajzë 8 vjeçare!

Nga: N.Sh. Më: 9 maj 2015 Në ora: 10:47

Gjatë konfliktit të armatosur që ka ndodhur sot në Kumanovë janë vrarë 3 civilë shqiptarë.

Burime të “Bota Sot” bëjnë të ditur se nga të shtënat me armë kanë mbetur të vrarë një prind me vajzën e tij 8 vjeçare dhe një person tjetër. Kjo ka ndodhur në Lagjen e Timave në Kumanovë.

Mësohet se banorët e vrarë mësohet se janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes, këtë e ka organizuar ËMRO dhe ka paguar disa grupe shqiptare.

Burimi i gazetës “Bota sot” thotë se janë të trishtuar i gjithë qyteti, kurse qytetarët në këto momente kanë filluar të ikin nga Kumanova, pasi në këto momente ka gjuajtje me armë zjarri në mes të Policisë dhe atyre grupeve.

Policia ka bllokuar edhe autostradën që e lidh Kumanovën me Shkupin dhe shtetet rreth saj Serbinë dhe Bullgarinë.

Ndërkaq, mëshohet se katër policë rëndë të lënduar janë sjell në spitalin e Kumanovës, që të gjithë janë në gjendje të rëndë. Ndërsa 12 të tjerë janë të lënduar, por numri i policëve të plagosur është edhe më i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat