Zyrtarët nuk konfirmojnë numrin e viktimave

Lajme

Zyrtarët nuk konfirmojnë numrin e viktimave

Më: 9 maj 2015 Në ora: 12:55

Vazhdon rrethimi i lagjes së Trimave në Kumanovë. Tani, sipas informatave nga tereni, policia ka shtrirë pretencën e saj përgjatë autostradës Shkup-Kumanovë, me qëllim që siç pohojnë ata, për të siguruar në mos ndonjë nga personat e armatosur do të largohet nga qyteti për të kaluar në fshatrat e e malësisë së Karadakut që i ndan kjo rrugë.
Sa i përket viktimave, duket se ai është shumë madh. Edhe pse ska ndonjë konfirmim zyrtar, spekulimet janë se jetën e kanë humbur 5 civilë shqiptarë dhe tre policë, ndërsa 12 të tjerë të jenë lënduar. Këto spekulime gazeta KOHA nuk ka arritur ti konfirmojë as nga qendrat spitalore në vend, të cilat mbeten të bllokuara nga njësitë speciale të policisë, por as nga zyrtarë të MPB-së.
Ajo që mund të vërehet në qytet, është qarkullimi i shumë mjeteve të ndihmës së shpejtë të cilët futen në zonën e luftimeve, dhe marrin me vete të lënduarit.
Për momentin popullata civile është në panik,. Ata kërkojnë nga polic atë lejoje evakuimin tyre, por nuk duket të ketë gatishmëri nga zyrtarët për të ndodhë kjo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat