Fatos Nano dhe Millosheviqi i dërguan bandat

Lajme

Fatos Nano dhe Millosheviqi i dërguan bandat

Nga: Mimozë Lakna Më: 2 korrik 2015 Në ora: 17:42

Vuajtjet që zonja Shukrije i ka kaluar duket se e kanë bërë më të fortë. Tregon se si për vite të tëra kishte qëndruar dyerve të burgjeve të ish-Jugosllavisë, ku shkonte për ta vizituar bashkëshortin e saj Kadriun. Ka lexuar aq shumë libra e gazeta sa që mund të quhet një enciklopedi e gjallë. Zemrën e ka të ushqyer me libra për atdhedashurinë ndërsa, kundërshton gjithçka që kishte të bënte me ideologjinë majtiste.
“Në Shqipëri kam shkuar shumë shpesh sepse Kadriu ka qëndruar katër vite atje. Pastaj kemi shkuar në Zvicër, sepse Kadriu nuk guxonte të vij në Kosovë. Ne kemi vuajtur nëpër burgje, pasi Kadriu ka qëndruar 20 vjet nëpër burgje, unë kam qëndruar para dyerve të burgjeve nëpër krejt Jugosllavinë duke e pritur dhe duke e vizituar”, tregon ajo.

Ua ka shpërlarë trurin Enver Hoxha

Gjenerata e zonjës Shukrije, ëndërr e ideal kanë pasur çlirimin e vendit. Por, me kalimin e kohës, duket se kjo ëndërr filloi të zbehet nga ata që ua shpërlante trurin regjimi i Enver Hoxhës. Mirëpo, kjo nuk kishte ndodhur me zonjën Shukrije, e cila qysh herët e ndonëse e pashkolluar në mënyrë të rregullt e kishte zbuluar se ku qëndron e drejta dhe e mira për shqiptarët.
“Kemi menduar se kur të çlirohemi do të jemi më mirë dhe do të ecim përpara. Nuk kam menduar që këta të burgosurit politik po shkojnë në burg për pushtet ose për interesa personale, por kam menduar se po shkojnë për lirinë e popullit. Këta nuk kishin shkuar për lirinë e popullit por kishin shkuar për interesa personale, për t`u pasuruar dhe për të vjedhur e për t`i vrarë intelektualët më të mirë të LDK-së. I mallkoj nga mllefi sepse po e shoh në televizor se çka po vuajnë populli i varfër, kurse këta po përparojnë po jetojnë në banesa në luks dhe po e hanë popullin e Kosovës, po e shkatërrojnë”, thotë zonja Shukrije.
Shkuarja për herë të parë në Shqipëri e zonjës Shukrije, i kishte lënë një shije aq të hidhur sa që e përmend vazhdimisht në bisedë e sipër.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat