Letra e presidentit serb drejtuar Putinit: Ballkani në prag të luftës - Bota Sot
Letra e presidentit serb drejtuar Putinit: Ballkani në prag të luftës

Lajme

Letra e presidentit serb drejtuar Putinit: Ballkani në prag të luftës

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 11:25

Në një letër të Presidentit serb, Tomislav Nikoliq, drejtuar Presidentit rus, Vladimir Putin, shkruante se Ballkani do të gjendet në prag të luftës nëse rezoluta britanike për Srebrenicës do të kaloj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për më shumë, Nikoliq kishte shkruar se këtë dokument e shihte si instrument politik, qëllimi i të cilit ishte dobësimi i Serbisë dhe kërcënimi i i regjionit.

E përditshmja serbe Politika, shkruan se letra drejtuar liderit rus ishte dërguar gjatë kohës sa përgaditej rezoluta britanike.

Nikoliq qartazi kishte kërkuar nga Putini që ta parandalojë rezolutën në Këshillin e Sigurimit, duke kërkuar nga ai që Rusia përdor të drejtën e vetos si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, gjë të cilën Rusia e bëri dje në mbledhjen e KS-së.

Sipas të përditshmes, Nikoliq shtoi se nëse populli serb do të etiketohej për gjenocid të përmasave globale, “pëpjekjet e qeverisë serbe për fqinjësi të mirë, do të jenë të kota”.

“Në këtë rast, Ballkani do të gjendej në prag të luftës”, kishte shkruar Nikoliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...