Gjenocidi serb, ja çfarë ndodhi 20 vjet më parë në Srebrenicë (Foto+18) - Bota Sot
Gjenocidi serb, ja çfarë ndodhi 20 vjet më parë në Srebrenicë (Foto+18)

Lajme

Gjenocidi serb, ja çfarë ndodhi 20 vjet më parë në Srebrenicë (Foto+18)

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 20:20

Gjenocidi në Srebrenicë ka ndodhur më 11 korrik të vitit 1995, ku përfshiu vrasjen masive e planifikuar në një numër të madh burrash dhe te rinjsh boshnjakë nga mosha 12 deri në 77 vjeç. Masakra mban firmën e ushtrisë shtetërore serbe, nën komandën e gjeneralit famëkeq Ratko Mlladiç, përfshirë paraushtarakët “Skorpions”, të cilët ishin nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ngjarja është konsideruar si një nga masakrat më të mëdha në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore, ku u vranë rreth 8.000 civilë të pafajshëm.

Sipas dokumentave filmike dhe fotografike që disponohen, në masakrën e Serbrenicës është përfshirë edhe kisha ortodokse serbe. P.SH., Forcat kriminale serbe “SKORPIONËT”, para se të niseshin në këtë operacion kriminal morën bekimin e kishës serbe.

Këtë vit Srebrenica do të kujtojë 20-vjetorin e masakrës që e bëri pjesë të historisë botërore, ndërsa në të do të marrin pjesë liderë nga mbarë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...