Bill Clinton bën homazhe në Srebrenicë (Foto) - Bota Sot
Bill Clinton bën homazhe në Srebrenicë (Foto)

Lajme

Bill Clinton bën homazhe në Srebrenicë (Foto)

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 12:45

Srebrenica sot shënon 20 vjetorin e një krimi të dhunshëm ndaj popullsisë myslimane, nga forcat serbe në Bosnjë dhe për të nderuar viktimat e masakrës, në homazhe po merr pjesë edhe ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton.

Përvjetori, në cilin do të marrin pjesë një numër i madh i delegacioneve të huaja, do të mbahet në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit.

Mirnes Kovaq, një gazetar dhe publicist serb, e ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një fotografi të Bill Clinton me një grua të moshuar boshnjake, e cila po e përshëndetë.

Ai e ka dhënë lajmin se Bill Clinton arriti në Srebrenicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...