Vuçiq sulmohet në Srebrenicë (Video) - Bota Sot
Vuçiq sulmohet në Srebrenicë (Video)

Lajme

Vuçiq sulmohet në Srebrenicë (Video)

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 13:26

Në tubimin komemorativ për 20 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës ka ndodhur një incident. Në orën 12 e 50 në Potoçar të Bosnje dhe Hercegovinës është sulmuar kolona me automjete ku ndodhej kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas largimit nga qendra komemorative.

Mediat serbe raportojnë se kryeministri serbe, pasi që kishte vendosur kurore lulesh në plakën përkujtimore, dikush nga masa e të pranishmëve kishte hedhur gurë në drejtim të tij.

Vuçiq më pas, i përcjell me masa të shtuara të sigurisë, është përcjell drejtë autokolonës së tij, por sulmeve nuk ka mundur t’iu ikë për shkak të kontaktit shumë të afërt me njerëzit që kishin rrethuar rrugën.

Ende nuk dihet nëse sulmet vazhdojnë ende dhe nëse eskorta e kryeministrit serb ka arritur të largohet pa ndonjë dëm të madh.

Lexo poashtu: Video ekskluzive: Momenti kur u sulmua Kryeministri i Serbisë Vuçiq (Video)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...