Clinton: Ndërhyrjet në Bosnjë dhe Kosovë, vendimet më të rëndësishme - Bota Sot
Clinton: Ndërhyrjet në Bosnjë dhe Kosovë, vendimet më të rëndësishme

Lajme

Clinton: Ndërhyrjet në Bosnjë dhe Kosovë, vendimet më të rëndësishme

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 16:47

Në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës, nuk ka munguar reagimi i Bill Clinton, që në vitet e luftës ballkanike ishte President i Shteteve të Bashkuara.

“Ato që kam bërë si President i SHBA në Bosnjë dhe më pas në Kosovë kanë qenë nga vendimet e mia më të rëndësishme”, ka thënë Clinton, i pranishëm sot në Srebrenicë.

“Më vjen keq që u desh kaq shumë kohë për të arritur unitetin mes aleatëve dhe të vendosnim për përdorimin e forcës për të ndalur dhunën”, ka thënë ai.

Clinton ka falënderuar edhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq “që gjeti kurajon për të ardhur këtu” dhe se pret që të njëjtën gjë të bëjë edhe Presidenti Tomisllav Nikoliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...