Srebrenica tregoi se refuzon të falë atë që bëri Serbia (VIDEO)

Lajme

Srebrenica tregoi se refuzon të falë atë që bëri Serbia (VIDEO)

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 17:20

Mijëra boshnjakë ishin mbedhur në varreza në Bosnje Hercegovinë për të shënuar 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Mbi 8.000 muslimanë boshnjakë, burra dhe djem u vranë nga forcat serbe kur Jugosllavia po përpëlitej teksa jepte shpirt.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuciq, vendi i të cilit mbështeti serbët në këto krime, u ndoq nga ceremonia nga turma që hudhte gurë mbi të.

Ndërsa, të mërkurën, Rusia i pati vënë veton rezolutës së Kombeve të Bashkuara që ngjarjen e Srebrenicës e quante gjenocid i Serbisë.

Këto janë disa nga ngjarjet kyqe që megjithëse në distancë kohore, shënojnë historinë e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mirjëra njerëz ishin të pranishëm për të shprehur nderimet e tyre për viktimat e Srebrenicës dhe solidaritet me të gjallët në qytetin gjysmëfantazmë. Ata dëgjuan ndërkombëtarët të thonë me zë të prerë se tmerri i ndodhur aty nuk do të lejohet të përsëritet askund.

Ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clindon ishte specifik kur shprehu respektin e tij për të qenit prezent të kryeministrit serb Aleksandar Vuciq, megjithë armiqësinë ndaj tij që shihej qartë në fytyrat e boshnjakëve. Kjo sepse, megjithëse Serbia kreu masakra, kurrë nuk e përdori fjalën gjenocid për të përshkruar atë që kishte ndodhur aty.

Në anën tjetër, Vuciq u vërshëllua nga shumica e boshnjakëve. Disa madje hodhën objekte të forta derisa ai po kryente nderimet e tij në varreza. Megjithë kërkesën e imamit për të filluar lutjet, zemërimi ishte mbizotërues. Ata vazhduan të hedhin gurë dhe objekte tjera duke e detyruar Vuciqin që të largohet nga aty.

Ngjarja komemorative e së shtunës tregoi qartë sa i vështirë është pajtimi, në Bosnjë në veçanti dhe Ballkan në përgjithësi.

Pas kthimit të kryeminstrit Vuciq në Serbi, u thirr një mbledhje të jashtëzakonshme, pas së cilës para mediave doli vetë Vuciq i cili tha se “është i bindur se prapa këtij sulmi nuk qëndrojnë prapa këtij sulmi”.

“Sulmi ishte i organizuar dhe i përgatitur, por dora ime do të vazhdojë të mbetet e shtrirë për boshnjakët”, shtoi Vuciq.

Për krimet e kryera në Bosnjë dhe Hercegovinë janë dënuar 14 serbë.

Ish shefi i armatës serbe në Bosnjë, Ratko Mladiq dhe ish lideri i serbëve të Bosnjës, të dy janë në Hagë, të akuzuar për krime lufte.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte ngjarjet e Srebrenicës i ka quajtur gjenocid, por Kombet e Bashkuara refuzuan rezolutën që i njeh si të tilla.

Nisur nga kjo, presidenti serb, Tomislav Nikoliq ditën e këtij refuzimi e pati quajtur “ditë të madhe” për vendin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat