Le Pen: Gjermanët nuk janë human, ata duan skllavë

Lajme

Le Pen: Gjermanët nuk janë human, ata duan skllavë

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 00:39

Kryetarja e partisë ekstreme të djathtë, Fronti Nacional Francez, ka bërë një deklaratë të fuqishme kundër Gjermanisë, duke e akuzuar këtë të fundit se me marrjen e refugjatëve sirianë, ajo dëshiron të fitojë ekonomikisht duke i paguar më pak.

“Gjermania mendon me siguri se refugjatët mund ti paguajë më lirë si fuqi punëtore dhe u jep azil masovikisht për të shtuar skllavët”, tha mes tjerash Marine Le Pen.

Ajo njihet për shprehja të ashpra kundrejt emigrantëve në Francë dhe gjithashtu kundër refugjatëve, ndërsa tani inatin ka menduar ta nxjerrë edhe me vendet që i pranojnë ata.

Le Pen gjithashtu theksoi se fotoja e Aylanit padrejtësisht na ka bërë të ndjehemi “mëkatarë” si evropianë.

Përkundër politikave ekstreme të Le Pen, Franca dëshiron të solidarizohet më tepër duke marrë më shumë refugjatë. Në zgjedhjet e fundit për BE-në, Fronti Nacional doli më mirë se partitë tjera franceze me rreth 25% të votave./Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat