Britania do të pranojë 20.000 refugjatë deri në vitin 2020 - Bota Sot
Britania do të pranojë 20.000 refugjatë deri në vitin 2020

Lajme

Britania do të pranojë 20.000 refugjatë deri në vitin 2020

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 07:05

Kryeministri David Cameron deklaroi të hënën se Britania do të pranojë rreth 20 mijë refugjatë sirianë deri në vitin 2020.

"I gjithë vendi është prekur nga imazhet e ditëve të fundit që të thyejnë zemrën," tha Cameron, ndërsa propozoi që Britania të mirëpresë deri në 20 mijë refugjatë sirianë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Ai tha se Britania do të luajë rolin e saj së bashku me vendet e tjera europiane. Por me që Britania nuk është pjesë e marrëveshjes Shengen apo iniciativës të shpërndarjes, ajo do ta zgjedhë vetë qasjen e saj.

Refugjatëve që do të hyjnë në Britani do t'ju sigurohet vizë e mbrojtjes humanitare pesë vjeçare dhe kriteret për skemën aktuale të zhvendosjes së Personave të Pambrojtur do të "zgjerohet dukshëm."

Refugjatëve, që do t'u jepet mbrojtje humanitare mund të qëndrojnë në Britani për pesë vitet e ardhshme. Ata kanë të drejtë për të punuar dhe për të marrë ndihmë nga fondet publike. Ata mund të aplikojnë për leje të përhershme qendrimi pas pesë vjetësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...