Halimi: Reciprociti nuk arrihet me lojërat politike - Bota Sot
Halimi: Reciprociti nuk arrihet me lojërat politike

Lajme

Halimi: Reciprociti nuk arrihet me lojërat politike

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 11:01

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik (PVD), Riza Halimi ka deklaruar se reciprociti nuk arrihet me lojërat politike me të cilat po tentohet mbajtja e mbledhjes e 12 shtatorit, por me angazhim të mirëfilltë, i cili themelet i ka në funksionimin shumë më efikas e më serioz të pushteteve lokale dhe të Kuvendit të këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, por edhe me unitet në veprim të gjitha subjekteve politike shqiptare në Luginë të Preshevës.

Ai ka thënë se tanimë është shumë i njohur qëndrimi i qartë i Kuvendit të këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës i formuluar me anë të Platformës politike të vitit 2006 për zgjidhjen e pozitës së Shqiptarëve në Serbi në bazë të parimit të reciprocitetit me nivelin e të drejtave që iu sigurohen Serbëve në Kosovë.
“Në situatë kur pas Marrëveshjes së Brukselit në Kosovë kanë filluar aktivitetet për përpilimin dhe aprovimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të ishte krejtësisht bajate dhe kontraproduktive vetëm përsëritja verbale e kërkesës për reciprocitet pa e bërë asnjë hap konkret përgaditorë për krijimin e parakushteve për përmirësimin e gjendjes aktuale shumë të vështirë dhe për avansimin e pozitës së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe në përgjithësi të Shqiptarëve në Serbi”, tha thënë Halimi

Ja deklarata e plotë e Riza Halimit:

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu deklaroi këto ditë se në konsultim me kryetarët e subjekteve politike ka caktuar për 12 shtator mbledhjen e Kuvendit të këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës që do të duhej të ishte përgjigje ndaj marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asocioacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në takimin e parë konsultativ të kryetarëve të subjekteve politike që kanë këshilltarë në Kuvendet komunale të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës kishte unitet të plotë për domosdoshmërinë e mbajtjes së një seance të këtij Kuvendi lidhur me këtë temë të ndieshme dhe shumë të rëndësishme por pas përgaditjeve serioze dhe shqyrtimeve e analizave paraprake të çështjeve të rëndësishme jetësore aktuale që duhet të bëhen në Kuvendet e komunave të Preshevës e Bujanocit si dhe në Kuvendin e KNSH-së.

Tanimë është shumà « i njohur qëndrimi i qartë i Kuvendit të këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës i formuluar me anë të Platformës politike të vitit 2006 për zgjidhjen e pozitës së Shqiptarëve në Serbi në bazë të parimit të reciprocitetit me nivelin e të drejtave që iu sigurohen Serbëve në Kosovë.

Në situatë kur pas Marrëveshjes së Brukselit në Kosovë kanë filluar aktivitetet për përpilimin dhe aprovimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të ishte krejtësisht bajate dhe kontraproduktive vetëm përsëritja verbale e kërkesës për reciprocitet pa e bërë asnjë hap konkret përgaditorë për krijimin e parakushteve për përmirësimin e gjendjes aktuale shumë të vështirë dhe për avansimin e pozitës së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe në përgjithësi të Shqiptarëve në Serbi.

Do të ishte në parim krejtësisht në rregull që iniciativën për organizimin e këtij tubimi po e paraqet kr yetari aktual i KNSH po të mos ishte kontestuar dhe injoruar padrejtësisht edhe atë nga vetë z. Musliu, paraardhësi i tij në këtë funksion të rëndësishëm.

Këtij fakti patjetër duhet t’i shtohet edhe gjendja absurde dhe e papranueshme aktuale e KNSH – së kur që nga konstituimi i kësaj përbërje po injorohen plotësisht 7 nga 15 përfaqësuesitqë u zgjodhën nga votuesit Shqiptarë.

Gjithashtu janë legjitime, deri në këto momente vetëm verbale, interesimet edhe të dy kryetarëve të komunave për zgjerimin e kompetencave të pushteteve lokale në Serbi sipas modelit të Ahtisarit për komunat me shumicë serbe në Kosovë të cilat po avansohen dukshëm edhe me Asociacionin që po përgaditet për zbatim në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.

Mirëpo shtrohet pyetja se a mund të realizohet ky reciprocitet vetëm me përsëritjen e kërkesave verbale pa tentuar të bëhen veprime konkrete, të cilat në vazhdimësi po i praktikojnë homologët e tyre në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Madje, çështja është se sa janë serioze deklaratat e kryetarëve të komunave, kur verbalisht kërkojnë reciprocitet e autonomi, madje edhe bashkangjitje Kosovës gjatë fushatave zgjedhore dhe në të njejtën kohë ata me dëgjueshmëri po i nënshtrohen vullnetarisht diktatit arbitrarë të kryetarit të Trupit Koordinues të qeverisë serbe për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, me të cilin seriozisht po cungohen edhe kompetencat që me ligj i garantohen pushteteve lokale në Serbi.

Në anën tjetër, edhe pse me kompetenca shumë më të reduktuara se në rastin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, edhe pushtetet lokale në Serbi në bazë të ligjit aktual kanë mundësi të krijojnë institucione të përbashkëta. Andaj shtrohet pyetja e logjikshme pse deri më tani udhëheqjet e dy komunave me shumicë shqiptare nuk janë angazhuar të krijojnë organe dhe institucione me interes të përbashkët. Por ç’është edhe më keq edhe kur me ndihmën e USAID – it ishte formuar Zyra e përbashkët për zhvillim në vitin 2005, ajo u shua pas disa viteve për shkak të mos interesimit të udhëheqjeve të pushteteve lokale në Preshevë e Bujanoc.

Kuvendi i këshilltarëve Shqiptarë patjetër duhet të nxjerr konkluza dhe qëndrime konkrete për avansimin e të drejtave individuale dhe kolektive. Mirëpo ky avansim nuk mund as të mendohet e lere më të realizohet pa veprime konkrete të strukturave të pushteteve lokale në komunat me shumicë shqiptare dhe të KNSH – së. Në këtë drejtim është e domosdoshme që në këto organe të shqyrtohen urgjentisht dhe të ndërmerren masat përkatëse lidhur me të gjitha problemet jetësore të paraqitura me Programin e vitit 2013 e posaçërisht për çështjet më aktuale siç janë:

-Vizita e kryeministrit Vuçiq në Preshevë e Bujanoc dhe ndarja e mirënjohjes nga ana e kryetarit të komun ës së Preshevës;

-Përgaditjet për fillimin e vitit të ri shkollorë me aksent të veçantë lidhur me mungesën drastike të teksteve mësimore në gjuhën shqipe;

-Informata lidhur me vlerësimin manipulues të numrit të banorëve në komunat e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës;

-Refuzimi i shumicës në Kuvendin komunal në Bujanoc që sheshi apo rruga kryesore të emërohet me Gjergj Kastrioti Skenderbeu;

-Shqyrtimi i raportit të pushteteve lokale dhe KNSH – së ndaj Trupit Koordinues të qeverisë serbe për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Nëse udhëheqjet e pushteteve lokale dhe KNSH nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me këto çështje të ndieshme jetësore që janë kryesisht kompetencë e tyre ligjore, atëherë nuk janë fare serioze pretendimet e tyre, që me organ përfaqësues që aktualisht ka vetëm karakter politik, të avansojnë pozitën e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Njëkohësisht janë krejt ësisht demagogjike dhe bajate deklaratat për unitet kombëtarë kur ata jo vetëm që në format më drastike i injorojnë përfaqësuesit e opozitës shqiptare, por me procedura krejtësisht joligjore po e vazhdojnë fushatën e egër të shkarkimeve të këshillave të shkollave dhe drejtorëve në shkollat shqipe, e ç’është edhe më drastike këto udhëheqje shqiptare po i diskriminojnë institucionet më të rëndësishme të arsimit në gjuhën shqipe, e madje edhe po i rikthejnë diferencimet famëkëqija të regjimit të Millosheviqit dhe largimin e punëtorëve Shqiptarë bazuar vetëm në interesat e ngushta partiake.

Në situatë kur përbërja e re e KNSH – së ka ndërprerë në 10 muajt e fundit aktivitetet për sigurimin e teksteve mësimore për shkollat shqipe, madje edhe nga Shqipëria, duke dhënë premtime joserioze se kjo çështje shumë e ndieshme do të zgjidhet duke i sjellur të gjitha tekstet nga Kosova pa asnjë procedurë paraprake, madje ed he pa ndonjë marrëveshje në mes të ministrive përkatëse të Kosovës dhe Serbisë, qoftë të drejtëpërdrejtë apo me anë të Brukselit, tregon se sa shkurtpamëse dhe e dëmshme është politika e poenave të lirë politik që po zbatohet nga udhëheqjet aktuale në Luginë të Preshevës.

Andaj porosia nga kryesia e PVD – së është e qartë se kërkesa për të drejtat e Shqiptarëve në Serbi konform nivelit të të drejtave që po i realizojnë Serbët e Kosovës është krejtësisht legjitime, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ky reciprocitet nuk arrihet me lojërat politike me të cilat po tentohet mbajtja e mbledhjes e 12 shtatorit, por me angazhim të mirëfilltë, i cili themelet i ka në funksionimin shumë më efikas e më serioz të pushteteve lokale dhe të KNSH – së, por natyrisht edhe me unitet në veprim të gjitha subjekteve politike shqiptare në Luginë të Preshevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat