Serbia në panik, shqiptarët e Luginës drejt Asociacionit

Lajme

Serbia në panik, shqiptarët e Luginës drejt Asociacionit

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 16:29

Paralajmërimi për mbledhjen e së shtunës të këshilltarëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, ku mes tjerash temë bisedimi do të jetë edhe formimi i Asociacioni të Komunave me Shumicë Shqiptare në Serbi si përgjigje ndaj formimit të Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ka futur në panik opinionin serb.

Javë më herët drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq idenë për themelimin e këtij Asociacioni e kishte quajtur joserioze dhe qesharake.

Ai kishte thënë për Tanjug se këto ide nuk janë në të mirë të shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë, pasi sipas tij, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Serbi duhet të ndërtohen ura bashkëpunimi dhe jo institucione përçarëse.
Për mbajtjen e kësaj mbledhjeje në Tanjug ka konfirmuar sot kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës Skender Destani, transmeton Indeksonline.

Ditë më herët me me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Jonuz Musliu, në një takim prej dy orësh, krerët politik kanë shqyrtuar situatën dhe kërkesat që duhet të parashtrojnë shqiptarët e Luginës, ndonëse ato nuk janë të reja për opinionin.

“Ju informoj se mbledhja që do të mbahet të shtunën është iniciativë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare (Preshevë, Medvegje dhe Bujanovc)”, ka thënë Destani, duke shtuar se agjenda e mbledhjes ende nuk është caktuar, por do të jetë gati në orët e ardhshme.

Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik, i ka thënë Tanjgut se ai nuk do të marrë pjesë.

“Ideja jonë është që të thërrasim asamblenë e parë lokale, ku do të debatonim për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare, e pastaj të dilnim me një vendim poltik mbi këtë”, ka thënë Kamberi.

Sipas tij, PVD është e angazhuar për një qasje seriozë në mënyrë që të zgjidhet problem, dhe se ata synojnë ta mbajnë një mbledhje dhe t’i dërgojnë një letër Qeverisë së Serbisë me pyetjen se përse nuk po zbatohet plani 7-pikësh për Luginën i vitit 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat