Dhjetë shtetet me numrin më të madh të refugjatëve - Bota Sot
Dhjetë shtetet me numrin më të madh të refugjatëve

Lajme

Dhjetë shtetet me numrin më të madh të refugjatëve

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 20:33

E ashtuquajtura “Pranvera Arabe” solli me vete shumë konflikte të pazgjidhura veçanërisht në Libi dhe Siri. Kjo solli edhe fluksin e madh të refugjatëve këtë vit, duke qenë edhe tematika kryesore e bisedimeve të diplomatëve.

Pavarëisht se numri i refugjatëve është fluid, disa statistika kanë mundësuar të gjejnë dhjetë shtetet me numrin më të madh të refugjatëve.

Sipas tyre, Pakistani strehon 2.6 milion refugjatë, kryesisht nga Afganistani; Jordania 2.5 milion kryesisht nga Siria; Turqia 1.7 milion edhe kjo nga Siria kryesisht, Libani 1.1 milion, Irani 1 milion, vendi afrikan, Kenia strehon 650 mijë refugjatë kryesisht nga Somalia, Gjermania 570 mijë, Çadi 366 mijë dhe Kina 301 mijë.
Shifrat janë nga Maji i këtij viti, ndërsa sot ata janë rritur kryesisht në vendet si Gjermania dhe shtetet fqinje të Sirisë. Edhe Siria ka strehuar një numër të madh të refugjatëve para Luftës Civile, që arrinte deri në 1.2 milion, kryesisht palestinezët.Për kuriozitet Shqipëria strehon vetëm 82 refugjatë, duke u ndodhur në vendin e 138.

Kombësitë që largohen më së shumti janë, palestinezët me 5.2 milion, sirianët me 4 milion, e më pas vijnë irakenët, somalezët, sudanezët e birmanezët. Shqipëria ndodhet në vendin e 45 me 13.551 të larguar, ndërsa për Kosovën nuk ka të dhëna konkrete./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...