Lushi: Shqiptarët në Serbi ta krijojnë Asociacionin me komunat e Sanxhakut

Lajme

Lushi: Shqiptarët në Serbi ta krijojnë Asociacionin me komunat e Sanxhakut

Nga: Arben Sylejmani Më: 11 shtator 2015 Në ora: 09:51

Ish-komandanti i batalionit shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, në një koment në profilin e tij në Facebook, ka thënë se krijimi i një Asociacioni me Komuna Shqiptare në Serbi, është konformë të drejtave të pakicave serb në Kosovë.
“Formimi i Bashkimit të Komunave Shqiptare në Serbi është vendim i mirë i shqiptarëve në shtetin serb dhe konform simetrisë së të drejtave të pakicave kombëtare në Kosovë. Bashkimi i Komunave Shqiptare në Serbi duhet të pyesë edhe Komunat Boshnjake t'u bashkëngjiten atyre shqiptare nëse duan. Menjëherë pas Komunave Shqiptare në Serbi, një bashkim të ngjashëm duhet të bëjnë Komunat Shqiptare në Mal të Zi. Republika e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të mbështesë me vendosmëri dhe me të gjitha mjetet shqiptarët në Serbi dhe Mal të Zi”, ka shkruar Lushi, në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat