Al Jazeera nis edicionin e lajmeve me Maqedoninë - Bota Sot
Al Jazeera nis edicionin e lajmeve me Maqedoninë

Lajme

Al Jazeera nis edicionin e lajmeve me Maqedoninë

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 11:48

Lajmi kryesore në faqen e Al Jazeera-s, por edhe edicioni i saj informativ, kanë nisur me deklaratën e Ministrit të Jashtëm maqedonas, Nikola Popovski, i cili për një gazetë hungareze, deklaroi se shembullin e Hungarisë mund ta ndjekë edhe Maqedonia, duke pas parasysh ndërtimin e një muri në kufi me Greqinë. Kjo si pretekst për të ndaluar fluksin e madh të refugjatëve sirianë.
“Ne kemi nevojë për mbrojtje nga fluksi i madh i refugjatëve dhe si zgjidhje shohim edhe atë që ka zbatuar Hungaria me murin, pasi deri tani nuk ka një konsenzus evropian.” citohet të ketë thënë Popovski.
Në anën tjetër, i deleguari nga UNICEF-i, Peter Salama, ka thënë së refugjatët mund të vijnë në Europë derisa në Siri do ketë luftë.
Në fund të shkrimit, Al Jazeera tregon se në Maqedoni nuk është hera e parë që refugjatët hasin në probleme me policinë e ushtrinë e vendit, por siç citohen disa refugjatë, gjendja e tyre është përsëri më mirë se në Siri. / Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat