Refugjatëve u hedhet ushqimi si kafshëve (Video)

Lajme

Refugjatëve u hedhet ushqimi si kafshëve (Video)

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 12:34

Video – xhirimi shqetësues që ka vërshuar rrjetet sociale tregojnë se ç’trajtim kanë refugjatët në kampin kryesor në Hungari në kufi me Serbinë.
Videoja ka skena në të cilat shihet se si policët i ushqejnë ata sikur të ishin kafshë.

Xhirimin e ka bërë një vullnetar austriak i cili dje kishte vizituar kampin në vendin Reska në të cilin shihet se si rreth 150 persona me të gjitha forcat rrëmben qeset me senduiçë të cilat policët me helmeta dhe me maska higjienike u hedhin në hapësirën e rrethuar, njofton AFP, transmeton Koha.net.

Në masën kaotike janë edhe gra e fëmijë derisa njerëz të uritur si pa kokë ngrihen për ta zënë bukën në ajër.

“Sikur të ushqejnë kafshët në oborr, si Guantanamo në Evropë”, thotë austriaku Aleksandar Schprizendorfer, i cili e edha e ka postuar këtë video.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat