Partitë shqiptare të bashkuara mbi themelimin e AKSH në Serbi

Lajme

Partitë shqiptare të bashkuara mbi themelimin e AKSH në Serbi

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 17:31

Të gjitha portalet shqiptare ne Luginë,. pos atyre serbe (qe po propagandojnë për mos unitet) vetëm 24 ore para mbledhjes të krerëve shqiptarë në komunat e banuara me shqiptarë në Luginë të Preshevës ka botuar një artikull trajton arsyet se përse shqiptarët kërkojnë të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Shqiptare në Serbi, duke e ndjekur modelin e themelimit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Sipas “Presheva Jonë” , përveç takimit të përfaqësuesve që kërkojnë Asociacion, do të takohen edhe partitë shqiptare që e organizojnë këtë iniciativë.

Mediat serbe me disa portale tjera labanofone po bëjnë propagande gjoja partitë shqiptare janë te përçara sa i përket themelimit te AKSH, por, ne fakt sipas “Presheva jonë” ato jo se jo qe nuk janë te përçara, por partitë shqiptare kurrë s’kane qene me unike se sa sot.

Organizuesi dhe thirrësi i kësaj mbledhje, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë para pak qaste për “Presheva Jonë” se shqiptarët në Preshevë duan të drejtat e njëjta sikurse serbët që po themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Këshilltarët shqiptarë të tre komunave: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, tërësi kjo e njohur nga shqiptarët e këtyre komunave si Lugina e Preshevës, në jug të Serbisë, do ta sjellin vendimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Serbi, konfirmojnë zyrtarët shqiptarë të këtyre komunave.

Jonuz Musliu, kryetar i këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH), i ka thënë se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për takimin e këshilltarëve shqiptarë të tri komunave me shumicë shqiptare në Serbi, takim ky i cili pritet të mbahet të shtunën, në Preshevë.

“Teknikisht gjithçka është përgatitur për takimin e nesërm të këshilltarëve shqiptarë, në orën 11, në Preshevë. Do të bihet një vendim për Asociacionin e komunave me shumicë shqiptare, në Luginë të Preshevës”, theksoi Musliu.

Ndryshe, idenë për formimin e një Asociacioni të komunave me shumicë shqiptare e kishte aktualizuar Musliu në fund të muajit gusht të sivjetmë.

“Kërcënimet e zyrtarëve të lartë të Serbisë, nuk i frikësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këshilltarët shqiptarë të asambleve komunale Preshevë, Bujanoc, e Medvegjë nesër do të marrin vendimin për themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare të Luginës..” ka deklaruar kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Sikur kryetari Bujanocit dr.Nagip Arifi edhe ai i Preshevës Mustafa, nuk do të na bëjnë përshtypje këto kërcënime të fundit që i nis Daçiq, Vuçiq ne emër te Beogradit apo kushdo tjetër. “Në këtë drejtim, Presheva dhe ne misionin tonë do ta vazhdojmë deri në fund !..” kane nënvizuar kryetarët Arifi dhe Mustafa.

Mustafa vendimin e sheh në përputhje me politikën rajonale, duke përmendur Kosovën, ku do të formohet Asociacioni komunave me shumicë serbe dhe duke potencuar se është e logjikshme të përdoren standardet e njëjta për pakicat.

Ndërkohë, zyrtarët serbe “kapen” se gjatë marrëveshjes në Bruksel për krijimin e ASK-së në Kosovë, nuk është përmendur asnjëherë themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Shqiptare në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat