Brukseli reagon për Asociacionin në Luginën e Preshevës, ja çfarë thotë!

Lajme

Brukseli reagon për Asociacionin në Luginën e Preshevës, ja çfarë thotë!

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 18:58

Lidhur me themelimin e Asociacionit te Komunave shqiptare (AKSH) ne Serbinë Jugore, me ne fund Brukseli dhe ndërkombëtaret kane thyer heshtjen. Kështu, Bashkimi Evropian nga Brukseli para pak qaste ne një bisede me gazetarin e agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” ka dhënë një shpjegim rreth iniciativës se liderëve te Luginës së Preshevës për te themeluar AKSH-në.

Brukseli, kërkon nga palët ne rajon te ruajnë gjakftohtësinë dhe problemet t’i zgjidhin ne mënyrë paqësorë duke i dhënë prioritet dialogut e assesi me force apo vendime të njëanshme ne rajon.

Sipas zëdhënëses së Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme maja Kocijancic “Asociacioni” Bashkësia e komunave me shumicë serbe është rezultat i negociatave të veçanta që kanë ndodhur nën dialogut Beograd-Prishtinë..” thuhet fillimisht te reagimin e Brukselit.
“Kur është fjala për pakicën shqiptare në Serbi, Serbia ka angazhuar të zbatojë një politikë ndaj pakicave kombëtare, në përputhje me detyrimet e parashikuara në Konventën Kornizë së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen dhe Kartën Evropiane përte mbrojtur pakicat, gjuhen, simbolet dhe mes tjerash kulturën..” ka deklaruar znj.Kocijancic.

Ndërsa lidhur me kërkesën e liderëve dhe përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës që edhe çështja shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të përfshihet ne procesin e dialogun të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë në vazhdim znj. Kocijancic ka pohuar se “siç e dini bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, sikur edhe një ser takimesh mes dy kryeministrave janë të përqendruar kryesisht mbi çështje teknike, pa prekur fare statusin e Kosovës. Ne në Bruksel i kuptojmë shqetësimet e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, por kjo e tërë varet nda dy kryeministrat. Prandaj, për Luginën e Preshevës mund të flitet në Bruksel, nëse pala serbe dhe kosovare janë dakord dhe se kjo pyetje para Brukselit, duhet shtruar se pari autorititeve në Beograd dhe atyre në Prishtinë”...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat