Me ketë dokument nesër shqiptarët do ta shpallin Asociacionin e komunave shqiptare - Bota Sot
Me ketë dokument nesër shqiptarët do ta shpallin Asociacionin e komunave shqiptare

Lajme

Me ketë dokument nesër shqiptarët do ta shpallin Asociacionin e komunave shqiptare

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 19:27

E përditshmja serbe “Kurir” ka publikuar një dokument, përmes të cilit supozohet se do të shpallet Asociacioni i komunave shqiptare në Serbi.

Përmbajtja e këtij dokumenti është në gjuhën serbe, mirëpo Kurir shkruan se dokumenti do të shkruhet edhe në gjuhën shqipe dhe do të printohet.

Sipas mediumit, ky dokument është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë, dhe ka për qëllim shkëputjen territoriale të Serbisë.

Në këtë dokument shkruhet se shqiptarët e komunave shqiptare në Serbi duhet ta realizojnë themelimin e Asociacionit në Serbi, duke e pasur për model Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Kurir dokumentin e ka quajtur “plan djallëzor”, dhe se ky plan është bërë nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, zëvendësi i tij Shukri Imeri, kryetari i Bujanovcit Nagip Arifi, si dhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.

Dokumenti i plotë:

- Deklarata universale për të drejtat e njeriut (1984), konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe protokolleve të saj, Konventa për mbrojtjen e pakicave kombëtare si dhe instrumentet tjerë ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

- Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992
- Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001
- Platforma politike e Kuvendit të delegatëve shqiptarë e 14 janarit të vitit 2006
- Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës, neni i veçantë 6
- Mospërfshirja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në të gjitha bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga faktori ndërkombëtar
- Përkeqësimi i vazhdueshëm i të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë, në fushën e arsimimit dhe informimit, gjendjen sociale dhe ekonomike, përdorimin e simboleve kombëtare
- Mungesën e gatishmërisë së Beogradit në zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
- Nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit
- Deklarata e kryeministrit shqiptar pas takimit me kolegun e tij serb lidhur me vendosjen e reciprocitetin ndërmjet serbëve në veri të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Kuvendi i këshilltarëve të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë) merr ketë vendim:
VENDIM
Themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë)
Kuvendi emëron grupin punues për hartimin e Statutit të Asociacionit të komunave më shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës.

Asociacioni i komunave shqiptare në Luginën e Preshevës duhet të jetë i njëjtë si me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës.

Në rast se eventualisht vije deri të ndryshimi i statusit të serbëve në Republikën e Kosovës, duke u bazuar në bazë të reciprocitetit, Kuvendi obligohet që të marr vendim edhe për ndryshimin e statusit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në pajtim me Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

Preshevë, 12.09.2015 Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...