Policët që luajnë me fëmijët refugjatë (Foto) - Bota Sot
Policët që luajnë me fëmijët refugjatë (Foto)

Lajme

Policët që luajnë me fëmijët refugjatë (Foto)

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 19:56

Kriza e emigrantëve, është një çështje shumë delikate e qeverive të vendeve europiane, në të njëjtën kohë është edhe në fokus të medieve ndërkombëtare.

Së fundmi, mediat kanë publikuar dy foto ku shfaqen dy policë që po flasin me dy vogëlushe refugjate. Në njërën foto shihet një polic danez, i cili po luan me një vajzë emigrante.

Kjo foto është bërë në momentin që një grup refugjatësh, po përpiqej që të kalonte autostradën nga Padborg, në kufirin danezo-gjerman, drejt Suedisë. Qeveria daneze është shprehur se nuk do t’i ndalojë emigrantët që të kalojnë kufirin, për në vendet evropiane.

Ndërkohë, fotoja tjetër që ka tërhequr vëmendje është ajo e një vajze tjetër refugjate, e cila sapo kishte mbërritur në Monaco, dhe është fotografuar duke i drejtuar një polici një biskotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...