Shqiptarët sytë kah Presheva, Lugina sot nen tytat e forcave serbe shpallë Asociacionin - Bota Sot
Shqiptarët sytë kah Presheva, Lugina sot nen tytat e forcave serbe shpallë Asociacionin

Lajme

Shqiptarët sytë kah Presheva, Lugina sot nen tytat e forcave serbe shpallë Asociacionin

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 09:54

Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot mund ta shkruajnë historinë. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë se sot (e shtunë) në Kuvendin e Preshevës do të merret vendimi për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare.

Ai ka deklaruar ky asociacion do të jetë i njëjtë me asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Teknikisht jemi përgatitur. Janë ftuar të gjithë zyrtarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në orën 11:00 do të fillojë seanca e shqiptarëve në Kuvendin e Preshevës, në të cilën do të merret edhe vendimi për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës. Jemi duke e zbatuar parimin e reciprocitetit. Nëse serbët në Kosovë do të kenë asociacion të komunave të tyre, atëherë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës do ta kenë asociacionin e tyre”, ka thënë Musliu për agjencinë e lajmeve Pesheva jonë.

Pas marrëveshjes se Brukselit ku pala serbe dhe ajo e Kosovës nënshkruan katër marrëveshje, ku njërin nga to u jepet drite jeshile edhe themelimit te “asociacionit serb” ne Kosovë.

Kështu si kundërpërgjigje përfaqësuesit politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës kane paralajmëruar para dy jave se po mobilizohen për te themeluar Asociacioni i Komunave Shqiptare edhe në Serbi.

Vetëm 24 orë pas marrëveshjes së Brukselit kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, kishte ka deklaruar se “pas asociacionit serb në Kosovë edhe Lugina e Preshevës do të themelojë asociacionin e komunave shqiptare. Sipas Musliut Asociacioni do të ketë kompetenca të gjera dhe do të synojë autonominë, me variant të mundshëm bashkimin me shtetin amë-Kosovën.

Kryetari KKSH-së Jonuz Musiu më 22.08.2015 ka deklaruar se “ne vazhdimisht kemi kërkuar që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por se një kërkesë e tillë është injoruar. se për shqiptarët e Luginës duhet të vlejë parimi i reciprocitetit, atë që marrin serbët në Kosovë, të marrin shqiptarët në Luginë.

“Nuk po kërkojmë pushkë, as luftë, por thjeshtë të inkuadrohemi në dialog dhe asociacionin e komunave shqiptare ne Serbi. Ne në Luginën e Preshevës kemi telashe, sidomos me politiken diskriminuese të Serbisë. Pa zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës s’do të ketë stabilitet në rajon” ka thënë Musiu.

Ndryshe këtë ide te liderëve te luginës se Preshevës ne fillim te shtatorit e ka përkrahur edhe Prishtina zyrtare , ku ministrja e dialogut dr.Edita Tahri për ”Presheva jonë” u shpreh qarte se “Nëse Kosova pranon AKS edhe Serbia duhet ta pranojë AKSH për Preshevën”

Formimi i Asociacioni të Komunave me Shqiptare në Serbi si kundërpërgjigje ndaj formimit të Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ka futur në panik opinionin serb çka Beogradi është kërcënuar qe me force do te pengoje këtë proces politik për shqiptarët ne Serbi, i cili ju është mundësuar serbeve në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...