“Evropa me refugjatët e rinj do të bëhet fuqi botërore”

Lajme

“Evropa me refugjatët e rinj do të bëhet fuqi botërore”

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 16:15

Profesori i ekonomisë, francezi Jacques Attali, duke vënë në dukje se refugjatët janë një shans për Evropën ka deklaruar se Evropa në saj të refugjatëve do të bëhet "forcë botërore".

Attali, i cili ka qenë me detyrë si këshilltar i ish-presidentëve François Mitterand dhe Nicolas Sarkozy si dhe kryetari i parë i Bankës Evropiane të Investimeve, ka theksuar se evropianët nuk duhet të shqetësohen për shkak të refugjatëve të mbërritur në dyert e tyre.

Ai në një intervistë për gazetën Le Soir, duke theksuar se "refugjatët janë gjithmonë një motor shtytës i rëndësishëm për ekonomitë e vendeve ku ato ndodhen", ka akuzuar ata që mbajnë qëndrim kundër refugjatëve se nuk shikojnë të vërtetën.

Attali i cili ka shkruar një numër të madh librash ka vazhduar më tej duke u shprehur se: "Ardhja e refugjatëve është një mundësi e madhe për Evropën, e cila me refugjatët e rinj do të bëhet fuqi botërore. Është i qartë kontributi i refugjatëve italianë dhe spanjollë. Ne vërejmë vetëm problemet e refugjatëve muslimanë. Afërsisht 98 përqind e 5 milionë muslimanëve në Francë janë integruar dhe mes tyre ka mjekë, avokatë dhe gazetarë. Edhe refugjatët e rinj që kanë ardhur do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Ardhja e tyre është një mundësi e rëndësishme për të ndryshuar demografinë e Evropës, por njerëzit nuk e vërejnë këtë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat