Forcohen masat për kontrollin e emigracionit - Bota Sot
Forcohen masat për kontrollin e emigracionit

Lajme

Forcohen masat për kontrollin e emigracionit

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 16:25

(E plotësuar) - Gjermania ka vendosur të rikthejë përkohësisht regjimin e kontrollit të pasaportave përgjatë kufirit me Austrinë për të kufizuar prurjet e emigrantëve dhe refugjatëve.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere njoftoi sot se “qëllimi i kësaj mase është frenimi i ardhjeve të tanishme drejt Gjermanisë dhe rikthimi në një proçes të rregullt”.

Gjermania dhe Austria pranuan fillimisht emigrantë në përpjekje për të lehtësuar barrën mbi Hungarinë. Duke synuar tashmë kufizimin e prurjeve, autoritetet hekurudhore të Austrisë dhe Gjermanisë njoftuan sot se shërbimi hekurudhor ndërmjet të dy vendeve u pezullua.

Autoritetet greke njoftuan sot se të paktën 28 imigrantë u mbytën në brigjet e Greqisë pasi anija e tyre u fundos.

Dhjetra të tjerë u shpëtuan në afërsi të ishullit Farmakonisi në juglingje të Detit Egje, ndërsa azil-kërkuesit vazhdojë të shkojnë në Evropë. Gati 3 mijë vetë kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe këtë vit, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Imigracionit.

Ndërkohë, policia austriake thotë se ka shpëtuar 42 persona që besohet të jenë imigrantë të strehuar në një kamion frigorifer në një autostradë në afërsi të kufirit gjerman të djelën. Dy irakianë të dyshuar si trafikantë u arrestuan.

Autoritetet janë në vigjilencë pasi u gjendën trupat e 71 imigrantëve në një autostradë në lidhje të Austrisë muajin e kaluar.

Më shumë se 430 mijë imigrantë përfshi refugjatë nga Siria dhe Iraku kanë kaluar Detin Mesdhe për në Evropë deri tani këtë vit.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere njoftoi sot se “qëllimi i kësaj mase është frenimi i ardhjeve të tanishme drejt Gjermanisë dhe rikthimi në një proçes të rregullt”.

Kalimi nga Hungaria

Valë emigrantësh vazhdojnë të mbërrijnë në stacionin e trenit në Budapest të Hungarisë, me synimin për të udhëtuar drejt Austrisë dhe Gjermanisë, ndërkohë që qeveria hungareze ka premtuar të kufizojë kalimin e kufirit. Policia austriake vlerëson se 500 emigrantë në orë do të vazhdojnë të mbërrijnë në këmbë nga Hungaria. Autoritetet gjermane njoftuan se vetëm dje 12’200 refugjatë mbërritën në qytetin e Mynihut.

Qindra emigrantë që kaluan gjatë natës nga Serbia për në Hungari nxituan të hipnin sot në trenat drejt Austrisë dhe Gjermanisë. Jashtë stacionit të trenit Keleti, në Budapest, shumë ishin mbledhur në pritje të orarit të hapjes.

Hungaria synon të mbyllë kufirin deri më 15 shtator. Duke patur frikë se do të kufizohet kalimi kufitar, shumë prej tyre shpenzuan të gjitha paratë e mbetura për të mbërritur sa më shpejt në Budapest.

Një vullnetar nga Britania, Joe Young, thotë se emigrantët kanë rrezikuar shumë për të mbërritur në Budapest.

“Është e qartë se numrat po rriten. Njerëzit janë të frikësuar se çdo të ndodhë me mbylljen e kufijve dhe po nxitojnë. Fatkeqësisht, bëhen më shumë pre e trafikantëve dhe po paguajnë shumë për udhëtime me taksi nga kufiri. Pra, jo vetëm që po mbërrijnë më shumë njerëz, por një pjese të madhe të tyre nuk u ka mbetur asnjë kursim.”

Kryeministri i Hungarisë është zotuar të luftojë emigracionin e paligjshëm në Hungari dhe se refugjatët do të kthehen mbrapsht sapo të hyjnë në fuqi kufizimet e reja, madje edhe mund të arrestohen.

Një refugjat nga Siria nuk u rekomandon miqve të tij të vijnë në Hungari.

“Kam miq që mendojnë të vijnë këtu. Do mundohem t’i bind mos të vijnë pasi do të përballen me shumë probleme.”

Policia gjermane njoftoi se ditën e djeshme 12’200 refugjatë u mblodhën në qytetin Mynih, duke krijuar vështirësi për strehimin gjatë natës.

Autoritetet konfirmuan se deri më tani nuk ka rënë fluksi i refugjatëve drejt Mynihut, që po shërben si porta lindore e hyrjes në Gjermani.

Gjermania drejt kontrollit kufitar

Sipas Maizere, ndryshimet e fundit vijnë si pasojë e fluksit jashtë normales dhe për të marrë “pak frymë”.

“Duam të fitojmë pak kohë nga fluksi kaq i madh, për tu përgatitur edhe ne në mbarëvajtjen e procesit,” citohet të ketë thënë Maizere sipas Der Spiegel, transmeton Bota Sot.
Analistët e vlerësojnë se ky ndryshim në politikën gjermane vjen edhe si siguri për takimin e pas pak javëve të G-7 në Elmau të Bavarisë.

* * * *
Pritet rreth orës 17 e 30, të mbajë një konferencë edhe Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Meiziere për të sqaruar hapat konkret, por ku si ndryshim kryesor pritet të jetë kontrolli i refugjatëve, ku asnjëri s’do mund të futet në Gjermani, pa një dokument identifikimi dhe udhëtimi.

Për shkak të fluksit të madh të refugjatëve dhe gjendjes të rëndë në Mynhen të Gjermanisë, ku vetëm gjatë fundjavës kanë mbërritur 40.000 refugjatë, sipas informacioneve që disponon magazina gjermane, Der Spiegel, transmeton Bota Sot, Gjermania do rivendosë përsëri kontrollin kufitar për herë të parë pas shumë vitesh. Kjo do të thotë edhe çligjërim të Shengenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...