Ja reagimi i mediave serbe për dështimin e Kosovës në UNESCO

Lajme

Ja reagimi i mediave serbe për dështimin e Kosovës në UNESCO

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 14:34

Mediat serbe kanë raportuar pas zhvillimeve të sotme në selinë Qendrore të UNESCO-së në Parisë.

UNESCO nuk ka pranuar Kosovën si anëtare: propozimi nuk arriti të fitonte një shumicë prej dy të tretash në Konferencën e organizatës së Përgjithshme në Paris të hënën, nis shkrimi i B92. 142 shtete votuan - 92 në favor, 50 kundër, ndërsa 29 abstenuan.

B92 raproton se ndër vendet që votuan kundër ishin Brazili, Kina, Rusia, Spanja, Kazakistani, Bjellorusia, Palestina, Koreja e Veriut, Sllovakia, Uruguaj, Venezuela, Bahreini, Indonezi. Ata që abstenuan, ndër të tjera ishin: Bosnje-Hercegovina, Kolumbi, Greqia, Nigeria, Peru, Polonia, Rumania, Singapor, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, dhe Zambia.

Ndërsa vendet që ishin në favor të pranimit të Kosovës ishin Belgjika, Franca, Kanadaja, Bullgaria, Belize, Irlanda, Islanda, Italia, Lituania, Malajzia, Pakistani, Panamaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Portugalia, Republika Çeke, Britania e Madhe, Slloveni , Suedia, Zvicra, Çad, Tajlanda, Turqia, Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Andorra.

Më parë gjatë ditës, Serbia ka paraqitur një propozim për të shtyrë një vendim - por ky propozim u refuzua.

Shkrimi vazhdon duke vënë në pah se kërkesa për të lejuar Kosovën të bashkohet u shpjegua si një çështje që "nuk lidhet me njohjen e Kosovës si shtet apo për të mbështetur anëtarësimin e saj në OKB," ndërsa një votë pro do të "japë qytetarëve të qasjes së Kosovës ndaj vlerave kulturore dhe arsimit dhe mbështetje të misionit të UNESCO-s."

Ndërsa kërkesa e Serbisë dhe të tjerëve që e kundërshtuan, përmban atë se lejimi i Kosovës të bashkohet do të përbënte "një politizim të organizatës, si dhe shkelje të ligjit ndërkombëtare.", perfundon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat