Shroder: Merkel kishte zemër, por jo plan - Bota Sot
Shroder: Merkel kishte zemër, por jo plan

Lajme

Shroder: Merkel kishte zemër, por jo plan

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 23:13

Ish kancelari gjerman, Gerhard Schroder (SPD) ka bërë një prononcim në lidhje me fluksin e refugjatëve dhe pranimin e tyre në Gjermani.

“Ne na duhet një zgjidhje në lidhje me refugjatët, por gjithashtu edhe një kufizim,” ka thënë ai gjatë një konference në Vjenë. “Sa i takon Angela Merkelit, ajo ka zemër të madhe, por jo edhe plan.”

Ai shtoi se mos pranimi i tyre do ishte po aq jo funksional sa politika e dyerve të hapura. Një mundësi do ishte kontigjente për refugjatët të cilët do lejoheshin të udhëtonin në BE. Kjo mund të arrihej me bashkëpunim më konkret me Turqinë dhe pse jo, ti jepej mundësia e kandidimit në Bashkimin Evropian./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat