Deputetja Rexhepi: Kidnapimi i vajzës erdhi një ditë pas fjalosjes me PDK-në (Video)

Lajme

Deputetja Rexhepi: Kidnapimi i vajzës erdhi një ditë pas fjalosjes me PDK-në (Video)

Më: 11 nëntor 2015 Në ora: 23:42

Shoqet prisnin ta takonin në ora 21.

Por, 21 vjeqarja Sabina Rexhepi, vajza e asambleistes boshnjake Emilja Rexhepi, nuk u takua fare me to të premten mbrëma.

Ajo u ndesh me dy persona të panjohur, pak metra larg shtëpisë së saj, të cilët e futën me dhunë në një makinë të zezë.

Ky veprim i dy të panjohurve sipas asambleistes Rexhepi, u bë për shkak të qëndrimit të saj si politikane.

Veprën asambleistja Rexhepi e ka quajtur “kidnapim” dhe kërcënim ndaj saj dhe familjes.

Ajoka thënë se krejt kjo erdhi një ditë pasi ajo ishte fjalosur me asambleistët e PDK-së, në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Sidoqoftë, Rexhepi nuk do që të besoj se ky kërcënim i erdhi nga PDK-ja, por thotë se po pret që organet e rendit të bëjnë punën e tyre.

Policia e Prizrenit ka thënë se pas raportimit, rasti ka kaluar në prokurori.

Por, Prokuroria e Prizrenit si kërcënim e ka cilësuar edhe një sms të cilin Emilia Rexhepi i ka dërguar kryetarit të PDK-së në Prizren Njazi Kryeziu, një ditë pasi iu kidnapua vajza e saj për disa minuta.

E Rexhepi thotë se ketë mesazh e ka dërguar nën ndikim të stresit.

Asamblistja Rexhepi e shqetësuar për ngjarjen, tha se nëse organet e rendit nuk e kryejnë punën e tyre për të zbardhur këtë rast deri në fund, ajo do ta adresojë çështjen edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku ushtron pozitën e deputetes në mandatin e dytë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat