Zogaj: Problemi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, rrezikon shtetësinë e Kosovës - Bota Sot
Zogaj: Problemi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, rrezikon shtetësinë e Kosovës

Lajme

E martë, 20 nëntor 2018

Zogaj: Problemi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, rrezikon shtetësinë e Kosovës

Nga: Arben Sylejmani Më: 13 janar 2016 Në ora: 10:17

Analistët politik thonë se iniciativa e presidentës, Atifete Jahjaga për themelimin e komisionit me ekspert ndërkombëtar për të vlerësuar procesin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është shumë e nevojshme, pasi që sipas tyre kjo çështje është bërë njëra ndër problemet më të mëdha të krizës politike.

“Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka bërë shumë mirë që ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e një komisioni vlerësues ad-hoc më ekspertë ndërkombëtar për të vlerësuar shënjimin e vijës kufitare më Malin e Zi, sepse, çështja e demarkacionit u bë njëra nga problemet më të rrezikshme për shtetësinë e Kosovës, e cila, humbi atributet e rendit dhe të sigurisë së shtetit të Kosovës”, thotë analisti Skender Zogaj.

Madje, Zogaj thotë se kjo iniciativë do të duhej ndërmarre që në fillim të krizës politike.

“Iniciativa është absolutisht e qëlluar, bile unë e konsideroj të vonuar, sepse, ka mundur të bëhet menjëherë pas hedhjes së parë të gazit helmues në Kuvendin e Kosovës, dhe besoj se, do të kishte pasur efekte shumë të mira. Sido qoftë, iniciativa e Presidentes është e qëlluar pavarësisht që, nuk besoj se do të jetë me ndikim të opozita, e cila, tashmë e ka fiksuar kërkesën e saj dhe, heqja dorë do të ishte dështim shumë i madh i opozitës”, tha ai.

Edhe analisti Blerim Burjani thotë se rruga e vetme për të tejkaluar këtë problem, është themelimi i këtij komisioni.

“Po kjo është rruga e vetme në këtë situatë të cilën e ka përmend shpeshherë edhe kryeministri i vendit”, thotë Burjani.

Por sipas tij, problemi i vërtetët në vend mbetet Marrëveshja e Asociacionit.

“Demarkacioni nuk është ndonjë, problem i madhe është çështje teknike e zgjidhshme, problemi më i madh është asociacioni etnik”, shtoi Burjani./Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test