Mitrovicë, Dragolub Delibashiq shpallet i pafajshëm

Lajme

Mitrovicë, Dragolub Delibashiq shpallet i pafajshëm

Më: 21 janar 2016 Në ora: 12:08

Koloneli i pensionuar i MPB-së serbe, Dragoljub Delibashiq është shpallur i pafajshëm në akuzën për kryerjen e veprës penale, nxitje për kryerjen e vrasjes së rëndë.

Delibashiq është paraqitur në Gjykatën Themelore të Mitrovicës bashkë me Oliver Ivanoviqin, ish lider i Iniciativës serbe SDP si dhe babë dhe bir Elias dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Lazoviq, të cilët akuzohen për vrasje dhe tentim vrasje.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq është dënuar me 9 vjet burgim për pikën e parë të aktakuzës së tij për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullatës civilëve gjatë viteve 1999 dhe 2000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat