Daçiq: Dënimi i Ivanoviqit – provë se politika e udhëheq drejtësinë

Lajme

Daçiq: Dënimi i Ivanoviqit – provë se politika e udhëheq drejtësinë

Më: 21 janar 2016 Në ora: 17:50

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se vendimi për dënimin e liderit të Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, është dëshmi se politika e udhëheq drejtësinë dhe vlerësoi se ky epilog u jep “erë në shpinë ekstremistëve” në të dy anët.

“Për fat të keq dënimi për Oliver Ivanoviqin është edhe një dëshmi se politika udhëheq edhe me drejtësi dhe të drejtën në botë”, tha Daçiq në një dekaratë të shkruar.

Sipas tij, “ky dënim në asnjë mënyrë nukkontribuon vazhdimit të procesit të stabilizimit në Ballkan”.

Gjykata Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës sot e ka dënuar Oliver Ivanoviq, me nëntë vjet burg, për kryerjen e krimeve të luftës kundër shqiptarëve në fund të viteve të 90-ta.

Ivanoviqi i kishte hedhur poshtë akuzat.

Ai mund të ankohet ndaj vendimit të sotëm të gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat