Reagon edhe Vuçiqi për dënimin e Ivanoviqit - Bota Sot
Reagon edhe Vuçiqi për dënimin e Ivanoviqit

Lajme

Reagon edhe Vuçiqi për dënimin e Ivanoviqit

Më: 21 janar 2016 Në ora: 20:48

Kryeministri serb, Alkesandar Vuçiq, ka thënë se procesi gjyqësor ndaj Oliver Ivanoviqit nuk ka përfunduar pasi që do të bëhen përpjekje ende.

Sipas tij, vendimi për dënimin me 9 vjet burg ndaj Ivanoviqit, ngjason në një proces politik më shumë se sa në drejtësi.

Ai premtoi se Qeveria e Serbisë do të bëj çdo gjë që të ndihmojë Ivanoviqin dhe familjen e tij. Sipas tij, dikush u u mundua ta shpërblej palën shqiptare përmes këtij vendimi.

“Është e qartë se dikush u mundua të bëj koncesione më palën shqiptare, se ata duhet të marrin një lloj shpërblimi. Arsyeja për këtë shpërblim për mua mbetet e paqartë, pasi asnjë marrëveshje e 25 gushtit të vitit të kaluar nuk është përmbushur nga ata. Por, është një mësim se ne duhet të përpiqemi edhe më shumë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, pyetjeve se si do të ndikojë dënimi i Ivanoviqit në dialogun Prishtinë-Beograd, Vuçiq nuk iu ka përgjigjur, duke thënë se dialogu do të zgjidh çdo situatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...