Përgatitet ankesë ndaj vendimit gjyqësor për Ivanoviqin - Bota Sot
Përgatitet ankesë ndaj vendimit gjyqësor për Ivanoviqin

Lajme

Përgatitet ankesë ndaj vendimit gjyqësor për Ivanoviqin

Më: 22 janar 2016 Në ora: 18:56

Avokati Lubomir Pantoviq, mbrojtës i Oliver Ivanoviqit, ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit për dënimin e klientit të tij

Pantoviq për agjencinë serbe “Beta” ka sqaruar se trupi i gjykatësve ka për detyrë që në kohë prej 15 ditëve, por në rastin e Ivanoviqit me ligj lejohet zgjatja e këtij afati deri në 60 ditë, transmeton lajmi.

Ivanoviq është dënuar me 9 vjet burg për akuzat se kishte kryer krime gjatë luftës në vitin 1999 dhe pas luftës në vitin 2000.

Ndërsa katër të akuzuarit tjerë të këtij rasti, Dragolub Delibashiq, Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq, janë lënë të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...